Kapiteni i FSK-së diplomon me sukses në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2025, 18:53

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten në fushën e Logjistikës, në njërin prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në SHBA – Army Sustainment University, Fort Lee, Virxhinia.

Por nuk mjaftoi vetëm përfundimi i trajnimit – Raci ka dalë në pah mes shumë të tjerëve, duke u nderuar me çmimin e veçantë “Distinguished International Honor Graduate”, një vlerësim që u jepet vetëm studentëve ndërkombëtarë me rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.

“Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit