Pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Sotirë në bashkinë e Gramshit, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë punonjës të Ujësjellësit Gramsh. Qytetari shkruan se automjeti ku udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin, duke sjellë pasoja për pasagjerin S. Bezati, i cili është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për shkak të dëmtimeve të rënda. Dy pasagjerët e tjerë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga vendngjarja, të tre personat në automjet dyshohet se ndodheshin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje lidhur me mungesën e reagimit mediatik dhe institucionet përgjegjëse, veçanërisht në një rast ku janë të përfshirë punonjës të një institucioni publik. Qytetarët kanë shprehur shqetësim për mungesën e transparencës dhe trajtimin e privilegjuar të rasteve të tilla.
Qytetari shkruan:
Përshëndetje , mbasditen e djeshme në afërsi të fshatit Sotirë bashkia Gramsh është bër një aksident me makinë ku personat e ndodhur në automjet kanë qën punonjësit e ujsiellsit Gramsh edhe të gjithë në gjëndje të dehur ,,, si pasojë e aksidentin një prej pasagjerëve S.Bezati është nisur me urgjenc në Tiranë për shkak të dëmtimeve të mara dy pasagjerë të tjerë nuk kanë pas dëmtime serioze,,, më bën përshtypje se medja ka qën në gjumë apo për lëpirësat e Bes Ajazit lejohet gjithçka!