‘Tabela e pa leje e SCOBY-Doo më zë fasadën e pronës, asnjë nuk reagon’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.07.2025, 15:15

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë ku ajo ka mbetur pa gjetur një zgjidhje institucionale.

Ermira Cenaj, e cila ka një pronë në kompleksin Oslo në Lungomare, thotë se një tabelë e madhe e vendosur pa leje nga shtetasi Artur Muço Tahiraj, i zë të gjithë fasadën e pronës.

Kjo është një tabelë pa leje që askush nuk guxon ta heqë sepse kanë frikë. Zoti Edi Rama, ju lutem, më ndihmoni që ta heq këtë tabelë. Më zë gjithë fasadën e pronës, është një tabelë 5 metra me 3 metra”, thotë ajo në një video nga prona e saj.

Denoncuesja shton se për vite me radhë ka bërë denoncime dhe ankesa në disa institucione, por askush nuk ka marrë masa, pasi sipas saj, Artur Muço Tahiraj, i korrupton të gjithë inspektoriatet.

Kam bërë ankesa që në 2021, në 2022 në 2023 nuk kam lënë zyrë dhe portal për ankesa. Asnjëherë nuk më kanë dëgjuar. Drejtori i mëparshëm në Vlorë i IKMT, ishte shok i Artur Muço Tahirajt, më përcolli me fjalë të bukura pa bërë asgjë. Përpara është deti dhe Lungomare, unë që kam një pronë kaq të bukur çfarë mund të bëj me këtë tabelë, më thoni,” thotë ajo më tej.

Ermira kërkon që institucionet të reagojnë dhe të zgjidhin sa më parë këtë problem, i cili nuk po e lejon që të zhvillojë biznesin e saj.

Në mesazhin e plotë ajo shkruan: Pershendetje. Quhem Ermira Cenaj. Do doja ta publikoja kete video pasi nuk po e gjej te drejten time asgjekundi. Jane te dya tabelat pa leje dhe baraka e eneve ne mes te korridorit pa leje. Eshte e Restorant Piceri Lungomare Kompleksi Oslo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit