Ndotja e dhimbshme e Darëzezës, çfarë mund të bëhet për ta shpëtuar?!
Janë publikuar pamje të reja nga ajri, të ndotjes së dhimbshme për syrin në Darëzezë...
Pamjet e publikuara fillimisht si promo për vendin nga deputetja e PS Antoneta Dhima ngritën pikëpyetje për shkaqet e ndotjes së plazhit në Darëzezë në grykëderdhjen e lumit Vjosa, së fundmi i prekur nga ndotjet me naftë të kompanisë Albpetrol e cila ia vuri fajin vapës dhe temeraturave të larta.
POR ÇFARË PO E NDOT DARËZEZËN?
Ndotja e rëndë organike ka prekur këtë zonë bregdetare të zgjedhur për pushim nga shumë turistë. Uji me ngjyrë portokalli të errët, era e rëndë dhe shtresa të ngjashme me pelte në sipërfaqe janë sinjale të qarta të një fenomeni të njohur si eutrofikim, një ndotje e shkaktuar nga lëndët ushqyese që stimulojnë rritjen e pakontrolluar të algave dhe mikroorganizmave.
Shkaktarët që mund ta shkaktojnë këtë ndotje janë:
•Eutrofikimi, ujërat që përmbajnë mbetje bujqësore ose fekale (me azot dhe fosfor) derdhen në det dhe nxisin rritjen e algave të cilat më pas dekompozohen, duke konsumuar oksigjenin në ujë dhe krijuar ndotje të dukshme e me erë të keqe.
•Shkarkimet e ujërave të zeza, mungesa e kanalizimeve, shkarkimet nga ferma apo fabrika mund të kenë sjellë ndotje direkte përmes kanaleve që përfundojnë në det.
•Mungesë qarkullimi të ujit, në zona të cekëta ose me valë të dobëta, ndotja nuk shpërndahet dhe mbetet në sipërfaqe, duke u përkeqësuar nga temperaturat e larta.
Ekspertët shpjegojnë se ndotja organike është një nga format më të zakonshme në laguna dhe zona të ngjashme me Darëzezën. Ajo shkaktohet nga derdhja në ujë e mbetjeve ushqimore, jashtëqitjeve, plehrave organikë apo bimësisë së kalbur.
Pasojat:
Ndotja organike mund të shmanget vetëm me masa emergjente nga institucionet përkatëse shtetërore.
Çfarë mund të bëhet?
Plazhi i Darëzezës nuk duhet të bëhet viktimë e neglizhencës institucionale. Autoritetet shtetërore duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të shpëtuar një prej pasurive natyrore të jugut të vendit, përpara se ndotja të bëhet e pakthyeshme!