Aksident në Fushë Krujë, Qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë, një i plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2025, 11:32

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë Krujë. Qytetarët raportojnë se një automjet tip Audi R8 është aksidentuar me një makinë tjetër që ka përfunduar në kanal, teksa i plagosur ka mbetur një person. “Aksident ne fushe kruje, aksidentohet makina audi R8. Ambulanca 40 min pa ardhe. I vendosin flete cader”, shkruan një qytetar. Qytetarët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes shihen duke i ofruar ndihmën e parë të plagosurit. Kalimtarët i vendosën një fletë dhe një çadër për ta mbrojtur të plagosurin nga dielli.

Ndërkohë sipas një qytetari tjetër, dyshohet se një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti. “Aksident me pasoj vdekje fush kruj ambulanca vjen mas 1 ore i kane shoqeru me makina personale njerzit”, shkruan qytetari tjetër.

Ndërkohë një dëshmitare shkruan: "Ka ndodhur ky aksident para 30 ore ne rrugen e fush krujes! Bashkeorti im qe po kalonte ka shpetuar per fije peri! Makinat jane perplasur koke me koke dhe fajtor ka qen nje 22 vjecar qe ka prere rrugen ku makina tjeter ka perfunduar ne kanal! Burri ka ndihmuar ti nxjerre njeri thote eshte demtuar jashte zakonisht duar kembe te thyera! Amubulanca u ka vonuar nje ore?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit