Qytetari SMS Ramës në JOQ: Je i mrekullueshëm! Prishi të gjitha lokalet pa përjashtim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.07.2025, 11:05

Një qytetar i identifikuar si Ledjan Mucaraku ka zgjedhur JOQ Albania për t’i dërguar një mesazh publik kryeministrit Edi Rama, duke e përgëzuar për aksionet e fundit, por edhe duke i kërkuar të mos bëjë përjashtime.

“Je i mrekullueshëm! Prishi të gjitha lokalet pa përjashtim! Jo ca të nënës, ca të njerkës!”

Mesazhi i tij ironik dhe njëkohësisht drejtpërdrejtë vjen në një kohë kur shumë biznese janë përballur me shembje nga IKMT dhe Inspektorati i Ndërtimit, ndërsa qytetarët kanë ngritur akuza për standarde të dyfishta dhe selektivitet në zbatimin e ligjit.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku komentuesit ndahen mes mbështetjes për aksionet dhe dyshimeve për qëllimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit