Çahet tubacioni i ujësjellësit në rrugën “Rauf Fico”, UKT vetëm arnon, dëmtohet rruga

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2025, 09:46

Një çarje në tubacionin e ujësjellësit në rrugën “Rauf Fico”, në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë, ka kthyer zonën në një “lumë” artificial, duke u kthyer në makth të përditshëm për banorët. Sipas tyre, prej gjashtë muajsh punonjësit e UKT-së kanë ndërhyrë disa herë, por vetëm me zgjidhje të përkohshme, duke bërë që situata të përsëritet vazhdimisht. Hyrja në banesa është bërë e vështirë, ndërsa rrjedhja e vazhdueshme e ujit po dëmton edhe rrugën dhe mjetet që kalojnë aty.

Denoncimi:

Rruga "Rauf Fico" njesia 5 ne mes te Tiranes na ka dale nje lume i ri. Eshte care tubi. Kane ardhur tre here gjate 6 muajve ato te ukt dhe vetem e arnojne dhe vazhdon kjo situate prap me zorr po futemi ne shpi. Mendoj qe edhe mos te harxhojn leke nga taksat tona me riparime te kota po te nderrojne tubat. Dje ngeli nje makien aty sa vjen e po përkeqësohet. Eshte e pa pranueshme ne mes te Tiranes ne mes te njesise 5.

Banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare, atë të zëvendësimit të tubave të vjetër, në vend të riparimeve të kota që rëndojnë më tej mbi taksat e qytetarëve. Sipas tyre, problemi është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, duke bërë që edhe një automjet të mbetet i bllokuar në rrjedhën e ujit. Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, veçanërisht në qendër të Tiranës, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit