Shpërthim me tritol në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2025, 09:23

Gjatë orëve të para të mëngjesit është regjistruar një shpërthim me lëndë eksplozive pranë lokalit të Arbër Sinanit, në zonën e “Rrugës së Durrësit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34, ku tritoli është vendosur pranë hyrjes së lokalit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbuluar motivet e shpërthimit dhe për të identifikuar autorët.

"Tiranë/Informacion paraprak.Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes," thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit