Një qytetar i revoltuar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon shqetësimin e përditshëm që po përjeton prej ditësh në zonën e “ish-Uzina Dinamo” në Tiranë, për shkak të muzikës me volum të lartë që luhet në shtëpi të ndryshme, me rastin e dasmave dhe gëzimeve familjare.
Sipas denoncuesit, muzika nuk ndalet për një javë të tërë, nga mëngjesi deri në orët e vona, duke shqetësuar të gjithë komunitetin, përfshirë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Ai thekson se megjithëse njerëzit kanë të drejtë të gëzohen dhe të martohen, kjo nuk duhet të shkojë në dëm të qetësisë dhe shëndetit mendor të të tjerëve.
“Përshëndetje JOQ! Ç'mendim keni për këto që ndezin muzikën nëpër shpiat e tyre dhe volumin e ngrenë në maksimum. Dakord kanë gëzim familjar, por a mendojnë se shqetësojnë një komunitet të tërë? Tradita e kërkon, thonë, që muzika të vijojë një javë rresht, deri të dielën e dasmës. Ne kemi fëmijë të vegjël dhe kemi mjaftueshëm me zhurmën e mushkonjave, nuk na duhet edhe kjo tjetër! Ju lutem, gëzohuni, martohuni, por mos na merrni në qafë, se u tërbuam!”, shkruan qytetari.
Ai i bën apel banorëve që organizojnë këto festa të tregojnë më shumë respekt për fqinjët dhe komunitetin, duke e ulur volumin dhe kufizuar oraret e muzikës.
@joq Një qytetar i revoltuar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon shqetësimin e përditshëm që po përjeton prej ditësh në zonën e “ish-Uzina Dinamo” në Tiranë, për shkak të muzikës me volum të lartë që luhet në shtëpi të ndryshme, me rastin e dasmave familjare. Sipas denoncuesit, muzika nuk ndalet për një javë të tërë, nga mëngjesi deri në orët e vona, duke shqetësuar të gjithë komunitetin, përfshirë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Ai thekson se megjithëse njerëzit kanë të drejtë të gëzohen dhe të martohen, kjo nuk duhet të shkojë në dëm të qetësisë dhe shëndetit mendor të të tjerëve. “Përshëndetje JOQ! Ç'mendim keni për këto që ndezin muzikën nëpër shpiat e tyre dhe volumin e ngrenë në maksimum. Dakord kanë gëzim familjar, por a mendojnë se shqetësojnë një komunitet të tërë? Tradita e kërkon, thonë, që muzika të vijojë një javë rresht, deri të dielën e dasmës. Ne kemi fëmijë të vegjël dhe kemi mjaftueshëm me zhurmën e mushkonjave, nuk na duhet edhe kjo tjetër! Ju lutem, gëzohuni, martohuni, por mos na merrni në qafë, se u tërbuam!”, shkruan qytetari. Ai i bën apel banorëve që organizojnë këto festa të tregojnë më shumë respekt për fqinjët dhe komunitetin, duke e ulur volumin dhe kufizuar oraret e muzikës.
♬ original sound – JOQ Albania