400 mijë lekë gjobë të çmendurit me Benz në Durrës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.07.2025, 00:04

Pas një videoje shqetësuese të publikuar në JOQ, ku një automjet shfaqet duke bërë manovra të rrezikshme në qendër të qytetit të Durrësit, përballë bashkisë, pokicia ka vepruar.

Videoja tregon një mjet tip “Benz” që xhiron gomat dhe kryen drift në mes të rrugës, në prani të këmbësorëve dhe motoristëve që po lëviznin në drejtim të kundërt.

Në një moment, një burrë kalon para makinës në ecje, duke i shpëtuar për fat një aksidenti të mundshëm. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga qytetarët, duke rritur rrezikun për sigurinë e tyre.

Pas publikimit të pamjeve, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka reaguar duke identifikuar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit me inicialet A. B.

Ky i fundit është ndëshkuar me gjobë prej 400 mijë lekësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit