Pas publikimit në JOQ, gjobitet me 40,000 lekë drejtuesi i ‘Benz-it’ që bënte drift në qendër të Durrësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2025, 23:48

Pas publikimit në JOQ Albania të pamjeve ku një automjet bënte manovra të rrezikshme në mes të rrugës pranë Bashkisë Durrës, ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë së këtij qyteti.

Në njoftimin zyrtar thuhet se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat pas publikimit të videos. Ai është ndëshkuar me një gjobë prej 40 mijë lekësh, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Kujtojmë që në pamjet e publikuara nga qytetarët shfaqej një automjet tip “Benz” duke bërë drift në një nga rrugët kryesore të qytetit, pranë kalimtarëve dhe motoristëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Reagimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Në lidhje me një video të postuar në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një automjet duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin A. B.

Për shkeljen e kryer, ai u ndëshkua me masën administrative 40 000 lekë, sipas pikave 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit