Plas grushti te “Pallati me Shigjeta”, çiklisti dhunon motoçiklistin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2025, 23:46

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Tiranë, pranë nënkalimit te “Pallati me Shigjeta”.

Në pamjet që ai ka dërguar, shihet një person me biçikletë duke goditur disa herë me grushte një drejtues motori që mban kokore.

Motoçiklisti përpiqet të vetëmbrohet dhe të largohet, por duket se dhunuesi nuk ndalet dhe e sulmon me agresivitet.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ishte pikërisht çiklisti ai që i preu rrugën motoristit, por më pas, për ironi, ishte po ai që e dhunoi.

“E kapa pak vonë, por hëngri nja 10 grushte. Ishte ky me biçikletë që i preu rrugën dhe e dhunoi motoristin,” – shkruan ai, duke e përshkruar ngjarjen si një ndër ato çudira që mund të ndodhin vetëm në Tiranë.

@joq

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Tiranë, pranë nënkalimit të “Pallatit me Shigjeta”. Në pamjet që ai ka dërguar, shihet një person me biçikletë duke goditur disa herë me grushte një drejtues motori që mban kokore. Motociklisti përpiqet të vetëmbrohet dhe të largohet, por duket se dhunuesi nuk ndalet dhe e sulmon me agresivitet. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ishte pikërisht çiklisti ai që i preu rrugën motoristit, por më pas, për ironi, ishte po ai që e dhunoi. “E kapa pak vonë, por hëngri nja 10 grushte. Ishte ky me biçikletë që i preu rrugën dhe e dhunoi motoristin,” – shkruan ai, duke e përshkruar ngjarjen si një ndër ato çudira që mund të ndodhin vetëm në Tiranë.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit