Situata në Borsh paraqitet shqetësuese dhe alarmante për shkak të një zjarri që ka shpërthyer mesditën e sotme dhe vijon ende me përmasa të frikshme.
Sipas raportimeve të shumta që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qytetarë të ndryshëm në zonë, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe janë shtrirë në të paktën tri vatra të ndryshme.
Dëshmitarët në terren raportojnë se zjarri ka nisur që rreth mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është parë asnjë zjarrfikëse apo ndërhyrje me helikopter nga ajri. Qytetarët shprehen se tymi është përhapur kudo, situata është bërë "e padurueshme" dhe shprehin zhgënjim për mungesën e çdo lloj reagimi nga autoritetet.
Ja disa prej dëshmive të banorëve në zonë:
“Zjarri është përhapur përreth të gjithë malit, tymi është i padurueshëm dhe asnjë masë nuk po merret”
“Nuk ka zjarrfikës në terren, nuk ka asnjë lëvizje”
“Ka tërë ditën që digjet Borshi, është përhapur më shumë tani”
“Janë tri vatra zjarri dhe askush nuk ka marrë masa”
“Helikopteri nuk erdhi fare, vetëm digjet dhe nuk shohim askënd që të ndërhyjë”
Pamjet që na kanë ardhur e konfirmojnë situatën e rëndë dhe flakët e mëdha që po përpijnë zonën e gjelbër të Borshit.
JOQ Albania thirrje urgjente autoriteteve kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur një katastrofë të mundshme dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën.
@joq Situata në Borsh paraqitet shqetësuese dhe alarmante për shkak të një zjarri që ka shpërthyer mesditën e sotme dhe vijon ende me përmasa të frikshme. Sipas raportimeve të shumta që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qytetarë të ndryshëm në zonë, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe janë shtrirë në të paktën tri vatra të ndryshme. Dëshmitarët në terren raportojnë se zjarri ka nisur që rreth mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është parë asnjë zjarrfikëse apo ndërhyrje me helikopter nga ajri. Qytetarët shprehen se tymi është përhapur kudo, situata është bërë "e padurueshme" dhe shprehin zhgënjim për mungesën e çdo lloj reagimi nga autoritetet. Ja disa prej dëshmive të banorëve në zonë: “Zjarri është përhapur përreth të gjithë malit, tymi është i padurueshëm dhe asnjë masë nuk po merret” “Nuk ka zjarrfikës në terren, nuk ka asnjë lëvizje” “Ka tërë ditën që digjet Borshi, është përhapur më shumë tani” “Janë tri vatra zjarri dhe askush nuk ka marrë masa” “Helikopteri nuk erdhi fare, vetëm digjet dhe nuk shohim askënd që të ndërhyjë” Pamjet që na kanë ardhur e konfirmojnë situatën e rëndë dhe flakët e mëdha që po përpijnë zonën e gjelbër të Borshit. JOQ Albania thirrje urgjente autoriteteve kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për të shmangur një katastrofë të mundshme dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën.
♬ original sound – JOQ Albania