Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar punimet e pakontrolluara që po zhvillohen në një pallat në ndërtim pranë kompleksit Mangalem 21, në zonën e Ali Demit.
Në videon që ajo ka dërguar, shihet qartë sesi punonjës të kantierit hedhin me lopatë materiale ndërtimi dhe sasi të mëdha pluhuri nga katet e sipërme, pa asnjë rrjetë mbrojtëse për të parandaluar ndotjen e ajrit.
Sipas saj, kjo situatë ndodh çdo ditë dhe e ka bërë të pamundur hapjen e dritareve në banesë për ajrosje. Ajo shprehet se është e detyruar të mbajë gjithmonë dritaret mbyllur, edhe pse jeton me fëmijë të vegjël, për shkak të nivelit të lartë të pluhurit që futet brenda në shtëpi.
“Përshëndetje JOQ, sapo kemi blerë shtëpinë te Mangalem 21. Përballë kemi pallatet që janë duke u ndërtuar, por nuk kanë rrjetë mbrojtëse. Nuk hapim dot dritaret, jemi me fëmijë të vegjël. Kemi mbetur duke folur në mënyrë njerëzore, por nuk pyet askush. Kjo punë vazhdon gjithë ditën,” denoncon ajo.
Ky denoncim ngre shqetësime serioze për mungesën e masave mbrojtëse në kantierët e ndërtimit, si dhe për rrezikun e ndotjes së ajrit dhe sigurisë publike. Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë menjëherë për të parandaluar pasojat.
@joq Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar punimet e pakontrolluara që po zhvillohen në një pallat në ndërtim pranë kompleksit Mangalem 21, në zonën e Ali Demit. Në videon që ajo ka dërguar, shihet qartë sesi punonjës të kantierit hedhin me lopatë materiale ndërtimi dhe sasi të mëdha pluhuri nga katet e sipërme, pa asnjë rrjetë mbrojtëse për të parandaluar ndotjen e ajrit. Sipas saj, kjo situatë ndodh çdo ditë dhe e ka bërë të pamundur hapjen e dritareve në banesë për ajrosje. Ajo shprehet se është e detyruar të mbajë gjithmonë dritaret mbyllur, edhe pse jeton me fëmijë të vegjël, për shkak të nivelit të lartë të pluhurit që futet brenda në shtëpi. “Përshëndetje JOQ, sapo kemi blerë shtëpinë te Mangalem 21. Përballë kemi pallatet që janë duke u ndërtuar, por nuk kanë rrjetë mbrojtëse. Nuk hapim dot dritaret, jemi me fëmijë të vegjël. Kemi mbetur duke folur në mënyrë njerëzore, por nuk pyet askush. Kjo punë vazhdon gjithë ditën,” denoncon ajo. Ky denoncim ngre shqetësime serioze për mungesën e masave mbrojtëse në kantierët e ndërtimit, si dhe për rrezikun e ndotjes së ajrit dhe sigurisë publike. Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë menjëherë për të parandaluar pasojat.
♬ original sound – JOQ Albania