Çmenduri e radhës, makinat bëhen copash në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.07.2025, 19:35

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në aksin Durrës-Tiranë, në hyrje të autostradës, ku disa automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video tronditëse që tregon pamjet nga vendi i ngjarjes. Mjetet janë bërë copash, ndërsa dyshohet se shkak për këtë ka qenë mungesa e respektimit të distancës së sigurisë, një fenomen fatkeqësisht shumë i zakonshëm në rrugët shqiptare.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident, por ajo që vihet re qartë është neglizhenca totale ndaj rregullave bazë të qarkullimit rrugor. Në një vend ku shumë drejtues mjeti e shohin respektimin e distancës si "opsional", pasojat janë gjithnjë të rënda.

Mos harroni: jeta nuk ka butonin "Riprovo". Respektoni distancën!

Pamjet i gjeni më poshtë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit