Spektakël golash në Letoni, Vllaznia kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Conference League

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2025, 19:19

Vllaznia ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi mposhti ekipin letonez BFC Daugavpils në transfertë me rezultatin 4-2. Një përballje e mbushur me emocione dhe gola, ku kuqeblutë treguan forcë dhe karakter.

I pari që gjeti rrugën drejt rrjetës ishte Mensah, i cili në minutën e 22-të i dha epërsinë Vllaznisë. Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, ku brenda dy minutave ata arritën të përmbysin rezultatin me dy gola të shpejtë nga Wulliams dhe Diallo.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e letonezëve, Yago realizoi një perlë nga distanca, duke rikthyer baraspeshën në fund të fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë rritën ndjeshëm intensitetin dhe në minutën e 74-të Kevin Dodaj shënoi golin e tretë për shkodranët, duke i rikthyer në epërsi.

Fitorja dhe kalimi në raundin tjetër u vulosën në minutën e 87-të nga Esat Mala, i cili përfitoi nga një moment i mirë për të dërguar topin në rrjetë dhe për të mbyllur llogaritë e kësaj sfide.

Vllaznia tashmë do të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit FC Malisheva (Kosovë) – Víkingur Reykjavík (Islandë), në një tjetër sfidë që pritet me shumë interes nga tifozët shkodranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit