Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 11 shqiptarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2025, 18:49

Një operacion i madh antidrogë i karabinierëve italianë në provincën e Cuneos ka çuar në sekuestrimin e një ton marijuane dhe arrestimin e 11 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim, prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky operacion është koduar me fjalën shqipe “Djali”.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal ishte strukturuar si një sipërmarrje e mirëorganizuar. Çdo 90 ditë, rekrutoheshin të rinj shqiptarë të moshës 20-25 vjeç, të cilët vinin në Itali me vizë turistike dhe paguheshin 3000 euro në muaj, plus ushqim dhe strehim. Pas tre muajsh, ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të tjerë, për të shmangur identifikimin, dyshimet dhe ndjekjen nga policia.

Hetimet kishin nisur që nga tetori i kaluar përmes përgjimeve telefonike dhe ndjekjeve fizike. Në total, janë lëshuar 18 urdhër-arreste, ku 11 persona u kapën në Itali dhe për 7 të tjerë është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

Në këtë ishin aktivë tre grupe kriminale. Dy prej tyre merreshin me shpërndarjen me pakicë të kokainës, kryesisht në zonën e Bra-s, duke përdorur “djalin”, një term që sipas autoriteteve italiane përshkruante shpërndarësit e drogës me origjinë shqiptare.

Fitimet nga ky rrjet kapnin mbi 1000 euro në ditë dhe dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve që udhëtonin rregullisht në itinerarin Itali-Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit