Një ngjarje e përsëritur terrori dhe dhune ka tronditur banorët e një lagjeje në Fier. Një qytetar ka denoncuar publikisht se është ankuar dhjetëra herë në Polici për sjelljet e rrezikshme të komshiut të tij.
Sipas denoncimit, burri në fjalë është i dhunshëm, konsumon në mënyrë të shfrenuar alkool dhe mban në banesën e tij 3 armë gjahu, teksa vazhdon të terrorizojë lagjen.
Pak disa ditë më parë në videon e siguruar për JOQ, burri merr gurë nga toka dhe ia hedh nga jashtë portës komshiut të tij, ndërsa dy të tjerë e mbajnë që të situata të mos shpërthejë më keq.
Për më tepër, ngjarja ka marrë përmasa edhe më të rënda në mbrëmje, kur i njëjti individ ka qëlluar me armë drejt një qeni që po lehte para banesës së tij. Kafsha ka ngordhur menjëherë në vend, ndërsa banorët janë traumatizuar.
DENONCIMI
"Jam ankuar kush e di sa herë te Policia e Fierit, për komshiun tim… që na ka dhunuar dhe është vrasës i kafshëve.
Ai ka 3 armë gjahu në shtëpi. Është edhe i alkoolit, konsumon shumë alkool dhe shteti e mbron."