“Porosita bojë tek MEGATEK, më erdhën 4 kovat të hapura!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.07.2025, 18:14

Një qytetar ka ngritur publikisht shqetësimin e tij ndaj shërbimit të kompanisë postare TNT Post dhe subjektit MEGATEK, pas një përvoje të hidhur me një porosi të bërë online. Sipas tij, porosia ka mbërritur e hapur dhe e dëmtuar në Lushnje, më datë 11, dhe askush nuk pranon përgjegjësinë.

“Postieri më tha që kështu ka ardhur nga Tirana. Tani kush e ka fajin, TNT Post apo MEGATEK? Asnjë nuk është korrekt”, thotë ai e revoltuar.

Qytetari pretendon se dëmi ekonomik ka shkuar në 266 mijë lekë, përveç 4 ditëve të humbura nga puna, pasi kishte marrë leje për të lyer shtëpinë me bojën nga MEGATEK.

“Turp! Menaxherja më kontaktoi dhe më tha që nuk t’i kthejmë dot. Vjedhje e pastër!”, përfundon qytetari në denoncimin e tij.

DENONCIMI I PLOTË

"Përshendetje JOQ

E gjithë porosia ka ardhur e hapur. Postieri më tha që kështu ka ardhur nga Tirana. Tani kush e ka fajin, TNT Post apo MEGATEK? Asnjë nuk është korrekt.

Më datë 11 në Lushnje ka qenë porosia. I keni të gjitha provat me foto. Edhe nga Temu po të blesh, kur të vjen produkti i dëmtuar, ta marrin mbrapsht, kurse këta as nuk e pranojnë që është faji i tyre. Më ikën 266 mijë lekë dëm, plus 4 ditë punë, se mora leje për të lyer shtëpinë. Turp.

Postieri ma konfirmoi që porosia ka ardhur kështu. Menaxherja më kontaktoi dhe më tha që nuk t’i kthejmë dot. Vjedhje."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit