Ende në gjendje pune, del në ankand një “Apple 1”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 15:55

Një kompjuter Apple-1 funksional, një nga vetëm 50 njësi të ndërtuara me dorë nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak në një garazh në Kaliforni më 1976, është vënë në ankand nga shtëpia prestigjioze Sotheby’s në New York. Pritet që ky objekt historik të shitet mes 400 mijë dhe 600 mijë dollarëve. Pajisja, e cila është ende në gjendje të plotë pune, është një ndër 200 Apple-1 të prodhuara gjithsej, por numri i atyre që kanë mbijetuar funksionale është jashtëzakonisht i vogël. Koleksionisti Tom Romkey, që më parë kishte shitur një Apple-1 për 950 mijë dollarë, reagoi menjëherë sapo e pa këtë model dhe udhëtoi drejt New York-ut, duke pohuar se ishte Apple-1 më i pastër që kishte parë ndonjëherë.

Ekspertët thonë se gjendja e këtij kompjuteri është thuajse e përsosur – madje edhe boja nën radiator nuk është dëmtuar, një shenjë që tregon përdorim minimal. Steve Jobs e kishte çmuar Apple-1 fillimisht me një çmim simbolik prej 666.66 dollarësh, dhe ky model luajti një rol kyç në sjelljen e kompjuterëve personalë në jetën e përditshme të njerëzve, larg laboratorëve dhe qendrave të mëdha teknologjike. Ky Apple-1 do të qëndrojë në ankand deri më 17 korrik, si pjesë e serisë së shitjeve “Geek Week” kushtuar historisë së shkencës dhe teknologjisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit