Daja i Shabanit tjetër letër KQZ-së: Injoroni Lapajn për dorëheqjen time, dua të jem deputet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 15:06

Kandidati i listës së mbyllur të Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, ka ritheksuar këmbënguljen për të marrë mandatin e deputetit, duke rrezikuar hyrjen në Kuvend të liderit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Në një tjetër shkresë, pas asaj të disa ditëve më parë, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kordhoni shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues, pas shpërndarjes së mandateve, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, situata është bërë edhe më e ndërlikuar nga fakti se Kordhoni është daja i Endrit Shabanit, një nga drejtuesit e koalicionit. Në një dalje televizive të mëparshme, vetë Shabani ka deklaruar se daja i tij “ndiqet keq” dhe pretendon se është përdorur.

Konflikti ka kaluar çdo pritshmëri morale e politike, duke kthyer koalicionin që dikur premtonte “politikë ndryshe”, në një skenë tipike të përplasjeve brenda familjes, ku idealet bien përballë mandateve dhe teknikaliteteve ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit