Pushuesit në Drimadhë: Kampistët hedhin plehra, dalin zhveshur në publik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 15:34

Plazhi publik në Drimadhë po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një kamp të pakontrolluar kampistësh. Të vendosur në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare, këta turistë nuk respektojnë asnjë rregull bazë higjiene apo qytetarie.

Në mungesë të tualeteve publike, ata detyrohen të kryejnë nevojat personale në det, duke ndotur mjedisin dhe duke sjellë shqetësim për pushuesit e tjerë. Për më tepër, mbeturinat e tyre hidhen në mënyrë të pakontrolluar.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ! Nje shqetesim nga Palzhi Publio ne Drimadhe. Duke qene i destinuar per publikun dhe sidomos per ne taksapaguesit shqiptare, eshte totalisht i zene nga cadra kampingu dhe camper. Ketu hedhin plehrat (sic e shihni ne foto), duke mos pasur tualete normal qe nevojat i kryejme ne det si dhe okupojne nje zone qe nuk eshte e dedikuar per ata. Jane dhjetra vende parkingu te zena nga campers. Keta lloj turistesh as minimumin e pageses nuk bejne per vendet e caktuara per campers dhe campings. Policia e Shtetit duhet te nderhyje. Turizmi nuk zhvillohet keshtu duke ndotur cdo vend e cdo cep te lire nga keta lloj turistash. I gjithe Jugu eshte i pushtuar nga lloj turistash. Po, por plehrat dhe njerez qe vishen e zhvishen nuk eshte normale . Per me teper qe ata duhet te respektojne rregullat. Kamperat vendosen ne camper site dhe cadrai ne camping site, jo shtrihu e flej ku te duash. Faleminderit

Sjellja e tyre e pakujdesshme dhe mungesa totale e kontrollit nga ana e institucioneve përgjegjëse po dëmton rëndë përpjekjet për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm në jug të vendit. Banorët dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia e Shtetit dhe autoritetet lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit