Pronari i një hoteli në Sarandë denoncon mosveprim dhe mungesë transparence nga Bashkia Sarandë lidhur me planvendosjen e plazhit. Edhe pse plazhi është miratuar fillimisht nga AKB, bashkia nuk ka lidhur kontratë me subjektin përkatës, duke i dhënë përparësi një pale tjetër që nuk zotëron hotel apo strukturë akomoduese në zonë.
Sipas denoncimit, pala e favorizuar ka ngritur edhe një bar pa asnjë dokumentacion përpara hyrjes së hotelit ekzistues, ndërkohë që institucionet vendore nuk kanë reaguar, pavarësisht ankesave të përsëritura dhe telefonatave drejtuar Bashkisë Sarandë dhe Policisë Bashkiake. Subjekti kërkon ndërhyrje urgjente për rikthimin e ligjshmërisë dhe ndalimin e abuzimeve.
Denoncimi:
Pershendetje! Plazhi eshte aprovuar nga AKB fillimisht por me sa kemi kuptuar pas nderhyrjeve te paleve te tjera qe nuk kan fare hotel ne kte zone Bashkia Sarande nuk erdhi kurre qe te beje planvendosjen dhe te lidhi kontraten me ne por u dha perparesi pales tjeter qe permenda me siper e cila nuk ka strukture akomoduese, te cilet kan hapur dhe nje bar para hyrjes se hotelit pa asnje lloj dokumenti dhe askush nuk mer masa pavaresisht perpjekeve dhe telefonatave qe kemi bere ne bashkine sarande dhe policine bashkiake.
