PE: Maqedonia e Veriut mund t’i afrohet anëtarësimit në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2025, 13:30

Parlamenti Europian thekson se Maqedonia e Veriut mund të hap negociatat për anëtarësim në BE.

“Maqedonia e Veriut mund t’i afrohet anëtarësimit në BE, por duhet të veprojë”, shkruan në profilin e PE-së në Facebook.

Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut aktualisht është e bllokuar për shkak të kontestit me Bullgarinë.

Kusht i vetëm që Maqedonia e Veriut t’i hap negociatat me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës, gjegjësisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit