Një shqetësim i madh është ngritur lidhur me emërimin e znj. Anisa Hoxha si drejtoreshë e Drejtorisë Juridike në Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP), në Ministrinë e Financave.
Sipas informacionit të disponuar nga punonjws tw kwtij institucioni, ajo nuk përmbush kriteret e nevojshme të përvojës profesionale dhe përgatitjes për këtë pozicion, duke çuar në menaxhim të dobët dhe vendimmarrje të papërshtatshme. Ky emërim është bërë gjatë periudhës zgjedhore, në shkelje të VKM Nr. 122, e cila ndalon çdo emërim në administratën publike nga data 3 mars deri më 1 maj 2025.
Sipas denoncuesit, përveç shkeljes së legjislacionit të vendit, procedura e ndjekur për këtë emërim ka qenë jo transparente dhe ka cënuar parimet e meritokracisë, pasi pozita nuk është shpallur si vakant në asnjë kanal zyrtar. Kjo ka kufizuar mundësinë për konkurim të barabartë dhe ka ngritur dyshime serioze për mënyrën e emërimit të këtij pozicioni të rëndësishëm.
Përshëndetje,
Jam një punonjës pranë institucionit AMGKP ( Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ), dua të sjell në vëmendjen tuaj një shqetësim lidhur me emërimin e znj. Anisa Hoxha në pozicionin e Drejtoreshës së Drejtorisë Juridike në AMGKP( Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera ). Bazuar në informacionet që disponoj, ajo nuk përmbush kriteret minimale të përvojës profesionale dhe përgatitjes për të drejtuar një institucion të tillë. Mungesa e eksperiencës ka reflektuar në menaxhim të dobët, vendimmarrje të papërshtatshme dhe demotivim të stafit. Ky emërim është bërë në kohë fushate elektorale që bie në kundershtim me VKM Nr.122 datë 26.02.2025 pika 14 e citon shprehimisht “Institucionet dhe shoqërite aksionare publike, pjesë e administratës shtetërore që punësojnë punonjes, marrëdhënia e punësimit të të cilëve rregullohet sipas dispozitave të Kodit te Punës apo legjislacioni tjetër specifik, te ndryshëm nga ai i shërbimit civil, pezullojné procedurat e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve/punonjesve per periudhën 3 mars 2025 – 1 maj 2025.” Emërimi I Znj.Hoxha është bërë 1 prill 2025.
Ju kërkoj të verifikoni këtë situatë shumë shqetësuese.
Përveçse emërimi në fjalë është kryer në kundërshtim me dispozitat e VKM-së në fuqi që ndalon emërimet në administratën publike gjatë periudhës zgjedhore. Për më tepër, procedura e ndjekur është në shkelje të parimeve të transparencës dhe meritokracisë, pasi pozicioni nuk është shpallur si vend vakant në asnjë kanal zyrtar, duke cënuar kështu të drejtën e barabartë të pjesëmarrjes në konkurim.
Faleminderit për mirëmuptimin dhe shpresoj që ti jepni zë këtij rasti.

