Në zonën e Zogut të Zi, përballë Ring Center, një lokal që ndodhet pranë stacionit të autobusit të Unazës ka zaptuar jo vetëm katin e parë të ndërtesës, por ka shtrirë aktivitetin edhe në katet e sipërme. Kjo shkelje e hapesirave publike dhe të përbashkëta është thelluar nga ndërtimi i një kati shtesë pa leje në taracën e pallatit, e cila është prona e përbashkët e banorëve.
![]()
Pronari i këtij lokali ka pretenduar se ka një hipotekë për këto ndërtime, por pyetja që lind është: si mund të jetë e ligjshme një hipotekë që shkel të drejtat e banorëve të tjerë? Duke pasur parasysh që Inspektoriati i Kontrollit të Ndërtimit (IKMT) ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirat e përbashkëta, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente për të zgjidhur këtë situatë.

Denoncimi:
Behet fjale per vendimin e fundit te kryeministrit per lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje. Tek zona e Zogut te Zi, perballe Ring center, ndodhet nje lokal (te stacioni i autobusit te Unazes), i cili ka zene jo vetem katin perdhe, por edhe katet siper.
Pervec ketij zaptimi te hapesires publike, pronari ka ndertuar edhe nje kat shtese ne taracen e pallatit, qe eshte prone e perbashket e banoreve, pa lejen apo miratimin e askujt. Ai pretendon se ka hipoteke per keto ndertimet, por si mund te jete e ligjshme nje hipoteke qe shkel te drejtat e gjithe banoreve te tjere?
Mqs IKMT ka nisur aksionin per prishjen e ndertimeve te paligjshme qe prekin hapesirat e perbashketa, por ende nuk ka nderhyre ndaj lokalit Bar Noel, po ju parashtroj kete rast me shpresen per nje zgjidhje te drejte dhe te shpejte.
Faleminderit!
Ky abuzim ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetesën e banorëve dhe shkel të drejtat e pronësisë dhe integritetit të hapësirave publike. Kërkesa e tyre është që ky rast të trajtohet me prioritet, duke siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.