Makinat bllokojnë trotuarin në Kurbin, parkimi nëntokësor i mbyllur pa arsye

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 11:59

Në lagjen Erdogan të Kurbinit, qytetarët po përballen me një problem të madh lidhur me shkatërrimin e hapësirave publike dhe parkimeve nën tokë. Prej tre vitesh situata ka degraduar ndjeshëm. Më shumë se 400 parkime nën tokë, të cilat janë ndërtuar për t’u shfrytëzuar nga banorët, janë të mbyllura dhe nuk janë të hapura për përdorim.

Kjo ka bërë që qytetarët të parkojnë makinat në trotuarë dhe nëpër lulishte, duke dëmtuar mjedisin dhe duke krijuar vështirësi në lëvizjen e njerëzve. Pavarësisht shqetësimeve të shumta të banorëve, asnjë masë nuk është marrë nga bashkia për të zgjidhur këtë problem.

Denoncimi:

Pershendetje jam nji qytetar i Kurbinit dua te ndaj nji shqetesim ktu ne Kurbin tek lagjja e re lagjja Erdogan ku qeverija thot te lirohen hapsirat puplike ktu tek kjo lagje jan 400 parkime nentoksore jan te myllura te gjitha dhe makinat parkohen ne trotuar dhe neper lulishte dhe nga ana e institucjoneve nuk merret as nji mase ku qdo gje pu shkatërrohet. Ka tre vite qe ka ba ket lagje turku ka qen nji lagje nder me te mirat ne Shqiperi tani qdo gje po e shkatrrojn jan 400 parkime nentokesore dhe si ka hap kush ku i kan shkatrruar fare bari po thahet komplet qe qdo dark parkohen neper lulishte dhe as policija bashkjake as policija e redit as skalon kush andej eshte per te ardhur keq si po katandiset kjo lagje .Julutem postojeni ishalla i bje ndermen kujt Ju faleminderit shum dhe aninim ju lutem.

Pavarësisht shqetësimeve të shumta të banorëve, asnjë masë nuk është marrë nga bashkia për të zgjidhur këtë problem. Lulishtet janë shkatërruar, bari ka tharë dhe çdo natë automjetet parkojnë në hapësira të paligjshme, ndërkohë që as policia bashkiake dhe as ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit