I bie tensioni Erion Veliajt, përfundon në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.07.2025, 14:09

Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit, ka përfunduar ditën e sotme në spital.

Sipas informacioneve paraprake, Veliaj ka shfaqur probleme me tensionin. Ende nuk ka më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që në momentin kur është dërguar në spital, të gjithë pacientët e tjerë janë nxjerrë jashtë për arsye sigurie.

Ish-zyrtari i burgosur është shoqëruar nga një grup i madh policësh. Sipas raportimeve, për 6 muaj të qëndrimit në ambientet e burgut, Veliaj ka humbur rreth 10 kg peshë trupore.

Lajmi në përditësim...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit