Banori i fshatit Memalisht në Pogradec: Na vjen ujë me baltë, kanalizimi s’funksionon

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 11:34

Një banor i fshatit Memalisht, Pogradec ka ngritur një shqetësim lidhur me ujin që atij dhe banorëve të kësaj zone iu shkon në çezma. Siç shihet në pamje, uji ka një ngjyrë jo normale. Banori thekson se ky problem nuk është zgjidhur ende, dhe shpesh janë detyruar të jetojnë me ujë të papastër, ndërsa uji është me sahat.

Qytetari:

Pershendetje JOQ. Dpja te beja nje denoncim. Duhet te kete tubi i kanalizimeve se ujerave te zeza cakull stabilizanti dhe keta e mbushin me dhe ndersa uji i pishem nuk eshte zgjidhur as njëherë eshte me sahat. Cdo stazhinim duhej bere me cakull te kete kullim jo bufatje me balte.

Qytetari shkruan se tubi i kanalizimit për ujerat e zeza është mbushur me dhe dhe stabilizant, duke penguar funksionimin e tij të duhur. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha në sistemin e kullimit dhe shpesh ka rezultuar në përmbytje nga balta. Ata theksojnë se çdo stazhinim duhej të ishte bërë me cakull, jo me materiale të papërshtatshme që dëmtojnë rrjetin e kanalizimeve dhe krijojnë kushte të papërshtatshme.

Banorët kërkojnë reagimin e kryetarit të bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit