Arrestohet në kufi me Serbinë, ky është eprori policor që dyshohet se barte sekrete nga Kosova tek BIA

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2025, 11:08

Ai ishte duke shkuar drejt pikës “Dheu i Bardhë” që ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.

Bojan Jevtić, epror i lartë me gradë në Policinë e Kosovës, që kishte qasje në informacion të rëndësishëm e sekrete shtetërore, por kishte edhe zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës, është arrestuar nga njësitet speciale të enjten paradite.

Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.

Arrestimi është pasuar me bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe zyrën e tij, e ku janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që PSRK-ja beson që do t’i shërbejnë për të vërtetuar dyshimin që ai bartte sekrete shtetërore të Republikës së Kosovës në Serbi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit