Qendra Emerald në 5 Maj iu vendos tra me pagesë banorëve, institucionet asnjë reagim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.07.2025, 10:29

Banorët e zonës “5 Maji” në Tiranë po përballen prej më shumë se dy vitesh me një pengesë serioze në jetën e tyre të përditshme, një trau me pagesë i vendosur në hyrje të qendrës Emerald, i cili u bllokon aksesin drejt pallateve ku banojnë.

Për të kaluar, ata detyrohen të paguajnë një tarifë mujore ose vjetore, pavarësisht se rruga është pjesë e planit urbanistik si rrugë publike kalimi. Vendosja e këtij trau, sipas banorëve, është e padrejtë dhe pengon të drejtën e lirë të lëvizjes drejt banesave të tyre.

Denoncim:

Përshëndetje! Jemi banorë të zonës “5 Maji” dhe prej më shumë se dy vitesh përballemi me një trau pagesor tek hyrja e qendrës Emerald. Për të hyrë në pallatet ku banojmë pas tij , duhet të paguajmë tarifen mujore ose vjetore. Kemi bërë ankesa në IMT, IKMT dhe Bashki, por nuk ka pasur asnjë reagim konkret vetem se heshtje ju lutem postojeni (Anonim) Traun e ka vendosur qendra emerald por ne plan urbanistik eshte rruge kalimi per ne pallatin pas tij. Po, kemi bërë disa ankesa ndër vite, disa janë dorëzuar në sportele, por kemi edhe një ankesë të freskët tek Bashkia/IMT. S’e kemi me vete kopjen tani, por që çështja është reale, e dinë mirë banorët e pallatit Albin Tros

Pavarësisht ankesave të përsëritura ndër vite në institucionet përkatëse si IMT, IKMT dhe Bashkia e Tiranës, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Së fundmi është dorëzuar edhe një ankesë e re, e cila sipas banorëve duhet të nxisë një zgjidhje të menjëhershme për një problem që po zvarritet prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit