Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë gjykatës administrative në zonën e Don Boskos, ku një vajzë e re është goditur dhe hedhur disa metra larg nga një makinë e zezë, teksa kalonte rrugën. Drejtuesja e mjetit ishte femër dhe në makinë ndodheshin dy vajza të cilat, pas përplasjes, nuk zbritën për të ndihmuar të lënduarën. Ndihma i është dhënë nga banorët e pallateve përreth, ndërsa ambulanca dhe policia sipas qytetarit kanë mbërritur me vonesë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga qytetarët.
Denoncimi:
Live nga gjykata administrative në Donbosko. Makina e zezë ka plas e ka hedh tutje në këtë distancë një vajzë të re që kalonte rrugën, drejtuesja ishte femër. Përveç se s’kanë zbrit nga makina, as se kanë ndihmuar vajzën, po kanë qenë personat e pallatit. Në makinë kanë qenë 2 femra. Ambulanca ka vonuar dhe policia, pasi të tërë i binim. Vajzat që ishin në makinë nuk pranonin të zbrisnin dhe as t’i nënshtroheshin testit të alkoolit. Policia s’i ka bërë as heqje targë mjetit, as shoqërim në komisariat, po po e diskutojnë ende.
Qytetari shkruan se vajzat që ndodheshin në mjet refuzuan të zbresin nga makina dhe nuk pranuan t’i nënshtroheshin testit të alkoolit. Policia, edhe pse ishte në vendngjarje, nuk mori masa të menjëhershme si heqja e targave apo shoqërimi i personave në komisariat.