Zjarri në Drenovë, kërcënohen puset e naftës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16.07.2025, 23:04

Zjarri në Drenovë përhapet me shpejtësi, duke vënë në rrezik puset e naftës, nenstacionin dhe jetën e banorëve të zonës.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Drenovës, duke rrezikuar seriozisht infrastrukturën energjetike dhe banorët përreth. Flakët janë përhapur me intensitet të lartë për shkak të erës dhe temperaturave përvëluese që kanë përfshirë zonën gjatë ditës.

Pusi i naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik janë aktualisht në vijën e parë të rrezikut. Ekspertët kanë paralajmëruar se përfshirja e këtyre strukturave nga flakët mund të çojë në shpërthime masive dhe ndërprerje të energjisë në një hapësirë të konsiderueshme.

Zjarrfikësit janë në përpjekje të vazhdueshme për të ndaluar përhapjen e zjarrit, megjithatë vështirësitë janë të shumta. Mungesa e pajisjeve moderne dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen efektive. Autoritetet kanë deklaruar se janë në pritje të përforcimeve nga Albpetroli, por nuk ka ende një plan të qartë për menaxhimin e situatës.

Banorët e zonës kanë nisur të ndjejnë panik dhe pasiguri. Deri tani, nuk është marrë asnjë masë evakuimi dhe nuk ka një koordinim të dukshëm mes institucioneve. Shumë qytetarë kanë shprehur indinjatën përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm nga qeveria.

Ky incident tregon edhe një herë mungesën e një strategjie të qëndrueshme për menaxhimin e zjarreve dhe mbrojtjen e infrastrukturës jetike të vendit. Çdo verë situatat e ngjashme përsëriten, ndërsa autoritetet nuk nxjerrin asnjë mësim nga rastet e kaluara.

Në terren vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërsa koha është kundër çdo përpjekjeje të vonuar. Në mungesë të një plani konkret, shpresa e vetme për momentin janë ekipet e zjarrfikësve që po përballen me rrezikun në vijë të parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit