Fadroma e IMT ngre shqiptarët nga kafja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.07.2025, 20:44

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet i revoltuar për një ndërhyrje të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) ndaj biznesit të tij pranë zonës së Arenës. Sipas tij, punonjësit e IMT-së janë paraqitur pa asnjë dokument shoqërues dhe kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të gjithçkaje, përndryshe do të ndërhynin me prishje.

Sipas qytetarit, biznesi ndodhet në pronë private, nuk ka zënë asnjë hapësirë publike dhe është taksapagues i rregullt.

Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Pershëndetje JOQ, ju shkruajmë nga një biznes te Arena, ku na kanë ardhur IMT pa asnjë dokument shoqërues dhe na thonë: 'Hiqni të gjitha ose do i prishim'.
Jemi taksapagues të rregullt. Jemi në pronë private, nuk kemi zënë asnjë hapësirë publike."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit