Në një nga zonat më të populluara të Tiranës, m'u në qendër të saj, përballë syve të qytetarëve dhe autoriteteve, një pjesë e mirë e trotuarit publik është zaptuar prej 6 vitesh nga kulla e florinjtë e oligarkut Ram Geci, duke detyruar qytetarët e familjarë me karroca fëmijësh të ecin në rrugë, përballë rrezikut të përditshëm nga trafiku i dendur.
6 vite pa trotuar, 6 vite duke luajtur "qorrazi"...

Pavarësisht se ndërtesa ka përfunduar ndërtimin nga jashtë që prej dy vitesh, hapësira publike vijon të jetë e rrethuar me barriera dhe nuk i është rikthyer qytetarëve. Në vend të një ndërhyrjeje të bujshme për ta postuar në rrjetet sociale nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e trotuarit, për oligarkun duket se bëhet një sy qorr dhe shënjestra kryesore e "aksioneve" me dy standarde janë karriget e kafeneve.
Kjo situatë, që ndodh në mes të kryeqytetit, është një tjetër simbol i kapjes së shtetit nga oligarkët, ku pushteti lokal dhe institucionet shtetërore heshtin përballë interesave të personazheve të mëdhenj financiarë.