Gjendje e mjerueshme në varrezat e Çerravës në Pogradec, vizitorët kanë frikë nga gjarpërinjtë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16.07.2025, 17:57

Një qytetar i kthyer nga emigrimi tregon tmerrin që përjetoi në varrezat e fshatit, mes gjarpërinjve dhe braktisjes së plotë nga institucionet.

Një denoncim i rëndë vjen nga fshati Çerravë i Pogradecit, ku gjendja e varrezave është kthyer në burim frike për banorët dhe veçanërisht për ata që kthehen nga emigracioni për të nderuar të afërmit.

Një qytetar i kthyer pas dy vitesh në atdhe tregon me dhimbje se kur vizitoi varrin e të afërmve të tij, u përball me një pamje rrëqethëse. Gjarpërinj, barishte të egra dhe mungesë totale e mirëmbajtjes kanë mbuluar të gjithë territorin e varrezave.

“Prsh si jeni,

Mundesh t’i publikosh pak këto, të lutem. Varrezat në fshatin Çërravë të Pogradecit. Rri në kurbet, kisha dy vjet pa ardhur edhe sot vajta. Kisha frikë të hyja, të shikoja njerëzit e mi nga gjarpërinjtë”, shprehet qytetari.

Sipas tij, gjendja është kaq e rëndë saqë mungon çdo kujdes institucional. Bashkia, e cila ka për detyrë të mirëmbajë këto hapësira, nuk ka bërë asnjë ndërhyrje pavarësisht kërkesave dhe ankesave të përsëritura.

Banorët e Çerravës ndihen të lënë pas dore dhe të harruar nga institucionet lokale. Për ta, vendi i prehjes së të dashurve të tyre është kthyer në një zonë të rrezikshme, që kërkon guxim për t’u vizituar.

Kjo situatë është vetëm një shembull i degradimit të shërbimeve publike në zonat rurale të vendit. Një shenjë tjetër e qartë se si shteti i braktis më të pamundurit.

Nëse qeveria nuk ndërhyn menjëherë, jo vetëm kujtimi i të ndjerëve po fshihet, por edhe qytetarët po humbin të drejtën për të bërë homazhe të denja. Dhe ndërsa të gjallët enden mes pluhurit dhe gjarpërinjve, grabitësit e pushtetit vazhdojnë të ngjiten në poste, mbi kurrizin e mjerimit popullor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit