“Bashkia më gënjeu sa për zgjedhje! Kërkoj një punë në Gramsh”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.07.2025, 17:09

Nafija, një grua nga Gramshi ka ndarë me JOQ Albania historinë e saj, duke treguar dhe problemin se nuk po gjen dot një vend pune.

Në një bisedë telefonike me gazetarët tanë, ajo tregon se prej disa muajsh nuk po gjen dot një punë në Gramsh, aty ku jeton bashkë me dy vajzat e vogla, bashkëshortin dhe vjehrrën.

Shkova në bashki para zgjedhjeve për të kërkuar punë, më thanë nuk ka punë për ty se je pa shkollë të lartë. Po ne që jemi pa shkollë nuk do punojmë?” tha ajo gjatë bisedës.

Nafija tregon se para zgjedhjeve iu premtua një vend pune, por tashmë që koha ka kaluar, askush nuk është kujtuar për të.

Kam punuar më përpara në Greqi në bujqësi. Tani jemi në Gramsh me qira 120 mije lekë dhe marrim një ndihmë ekonomike 57 mijë lekë të vjetra në muaj. Kam dy vajza të madhen 15 të voglën 5-vjeçe. Kam punuar sanitare në një lokal, po ma ulën rrogën 200 mije lekë dhe e lashë se nuk ia vlente,” tregon zonja më tej.

Ajo kërkon një punë me të cilën të mund të përballojë shpenzimet e jetesës së saj dhe të familjes.

Nëse nuk e gjej dot punën, duhet të shkoj në Greqi. E bëjmë me radhë, tre muaj burri tre muaj unë,” tha Nafija.

Kushdo që jeton në Gramsh, ka një biznes dhe mund t’i ofrojë një vend pune zonjës, mund ta kontaktojë në numrin e telefonit 068 59 05 980.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit