Plazhi i Zvernecit në Vlorë, një prej zonave më të bukura të bregdetit, është në një gjendje alarmante për shkak të mbeturinave të lëna pas nga vizitorët. Çdo ditë, familjarë që shijojnë ditë relaksi në këtë plazh, hedhin ushqime dhe mbeturina në tokë dhe në det, duke ndotur mjedisin dhe duke vënë në rrezik ekosistemin e zonës. Ky fenomen është i pranishëm sidomos gjatë sezonit të verës, kur fluksi i turistëve rritet ndjeshëm.
Denoncimi:
Pershndetje JOQ .Mendoj se njerzit duhet te jen me te kujdesshem ne perdorimin e hapsirave publike nje plazh ne zonen e Zvernecit ne Vlore ndodhet ne gjendje te mjerushme pasi familjar konsumojn ushqime dhe i hedhin ne tok ose ne det .Do te ish nje mesazh sensibilizues per kedo

Apelohet për një përgjegjësi më të madhe nga të gjithë ata që frekuentojnë këtë plazh, që të respektojnë natyrën dhe ta mbrojnë atë nga ndotja dhe bashkia Vlorë të marrë masa. Zverneci duhet të mbetet një vend i pastër dhe i këndshëm për të gjithë, prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të hedhë mbeturinat vetëm në vendet e caktuara dhe të mos e ndotë natyrën. Kujdesi dhe përgjegjësia janë çelësi i ruajtjes së pasurisë natyrore që na ka dhuruar ky vend.
