Perlë! Të rinjtë ironizojnë dhomat 90€ të Jugut

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.07.2025, 15:38

Një video e bërë virale në rrjetet sociale ka shkaktuar të qeshura dhe zemërim njëkohësisht, pasi tregon realitetin e hidhur të pushimeve në disa prej hoteleve të jugut të Shqipërisë.

Të rinjtë nuk kanë kursyer humorin dhe sarkazmën për të përshkruar situatën, duke e kthyer videon në një pasqyrë të hidhur të realitetit me të cilin përballen shumë pushues shqiptarë në mungesë të standardeve dhe kontrollit mbi shërbimet turistike.

Ky episod ka rindezur debatet për cilësinë e shërbimeve turistike në vend dhe nevojën për rregullim e mbikëqyrje më të rreptë të strukturave akomoduese, në mënyrë që pushimet të mos shndërrohen në një makth të shtrenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit