Turistët që po pushojnë në plazhin Bora Bora në Ksamil kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar pas sjelljes së pedanave të drurit për mbajtjen e jet ski- ve. Perimetri i plazhit është bllokuar plotësisht, duke penguar lëvizjen e pushuesve dhe rrezikuar sigurinë e tyre. Skafet që lundrojnë vazhdimisht në këtë zonë kanë shkaktuar shqetësime.
Denoncimi:
Pershendetje, jam nje turist ketu ne ksamil te plazhi bora bora, Sot me dt,16.07.2025 kan sjellur disa pedana derrase per te mbajtur jet skit dhe perimetri plazhit eshte bllokuar fare eshte bere si pishene ketu,boll skafe ka ketu qe po na shqetesojne gjat gjithe dite po na sjellin dhe keto dhe ne skemi ku lahemi po na rrezikohet jeta.Te lutem merrni masa pasi polici ketu nuk mer masa fare nuk I ben pershtypje per jeten e njerëzve
Ndërkohë, edhe pse shqetësimet janë ngritur, autoritetet lokale dhe policia nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur situatën. Pushuesit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe kërkojnë një reagim urgjent nga organet përkatëse, për të mbrojtur jetën e turistëve dhe për të ruajtur sigurinë e plazhit.