E hapi për t’i hedhur ketchup, qytetari gjen mizën brenda sanduiçit të “Nonës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2025, 15:17

Një qytetar i cili bleu sot një sanduiç në lokalin “Nona” në TEG është përballur me një situatë të papranueshme, pasi teksa po përgatitej t’i shtonte ketchup ka gjetur një mizë brenda.

Ai ka treguar se pasi e ka marrë porosinë, një sanduiç pikant, e ka hapur për t’i shtuar ketchup dhe salca të tjera. Por në këtë moment ai vuri re praninë e mizës brenda ushqimit.

Duke shprehur zhgënjimin e madh dhe shqetësimin për mungesën totale të higjienës dhe kujdesit në përgatitjen e ushqimit, qytetari kërkon që autoritetet të kryejnë kontroll urgjent mbi kushtet sanitare dhe mënyrën e ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve në këtë lokal.

Denoncimi i qytetarit:

Nona plot me gjona, teg. Kjo tregon mungesë totale higjiene dhe kujdesi në përgatitjen e ushqimit. Nuk e prisja kurrë që do më ndodhte diçka e tillë.

Nuk rekomandoj aspak këtë vend duhet të kontrollojnë urgjentisht kushtet sanitare dhe mënyrën e ruajtjes e përgatitjes së ushqimeve. Po i hidhja ketchupin prandaj e hapa. Po te mos i hidhja salcat siper do me kishte perfunduar ne stomak

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit