Qytetarët e zonës së kthesës së Kamzës po përballen me një situatë alarmante, pasi që prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, janë pa energji elektrike dhe ujë. Mungesa e këtyre dy shërbimeve themelore po ndikon në jetën e përditshme, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël dhe të moshuar.
Vapa dhe errësira e krijuar kanë bërë që të jetë shumë e vështirë për të jetuar në kushte të tilla, ndërsa trafiku është bllokuar për shkak të semaforëve që nuk funksionojnë. Situata ka arritur në një kolaps të plotë në këtë zonë të frekuentuar.
Përgjegjësit duhet të marrin masa urgjente për të riparuar këtë problem dhe për të siguruar që shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit të kthehen sa më shpejt. Mungesa e këtyre burimeve po rrezikon shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, dhe është e domosdoshme që të merren hapa të menjëhershëm për përmirësimin e kushteve dhe rikthimin në normalitet.
Denoncimi 1
Pershendetje joq kemi qe ne mengjes qe jemi zgjuar pa drita pa uje ne kete vap ne kthesen e kamzes eshte 1 kolaps edhe trafiku semafort fikur nga rrethi treshit kompleksi malezian e me radhe u qelbem nga mungesa e ujit dhe nga vapa qe ska drita sgatuajm dot. Ju lutem publikojeni te marrin masa se ka femije te vegjel e te moshuar se vape e madhe. Shkallet e pallatit jane pus erresire kudo
Denoncimi 2
Pershendetje, Kemi qe ne mengjes tek Kthesa e Kamzes pa drita. Viti 2025 edhe ne kryeqytetin e Shqiperise nuk ka elektricitet. E kane zakon qe i fikin nga ora 9 e paradites. Nuk e di ku mund te ankohemi me tej per kete problem
Denoncimi 3
Pershendetje joq! Kemi qe ne oren 8 e 30 te mengjesit pa drita dhe uj,tek malajziani kthesa e kamzes. Askush nuk po ben asgje
![]()