Banorët e lagjes Granicë në Gjirokastër po vuajnë prej 25 vitesh nga mungesa e infrastrukturës të nevojshme, përfshirë rrugë dhe sistem kanalizimi. Megjithëse kanë bërë ankesa të shumta dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve lokale, ata vazhdojnë të marrin vetëm premtime boshe çdo herë që zhvillohen zgjedhjet.

Pamundësia për të pasur kushte elementare si rrugë të kalueshme dhe kanalizim ka rënduar jetesën e familjeve në këtë lagje. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë me kryetar Flamur Golemi dhe institucioneve për të përmirësuar kushte jetese dhe për të realizuar premtimet që janë lënë pas dore për kaq shumë vite.

Denoncim:
Te lutem nese keni mundesi postojeni! Lagjja Granicë ne Gjirokastër vuan nga mungesa e rruges dhe kanalizimeve. 25 vite ankesa dhe vetem premtime boshe cdo zgjedhje!
