Në rrugën Mihal Grameno, përballë farmacisë Valbona, qytetarët ankohen për një situatë të shqetësuese me parkimin e makinave pa targa dhe kova që bllokojnë hapësirat publike. Sipas informacioneve nga banorët, makinat i përdor familja Pernaska dhe janë shndërruar në një problem të madh për banorët e lagjes, të cilët nuk kanë më mundësi të parkojnë normalisht. Makinat përdoren për shitje dhe kanë bllokuar pothuajse të gjitha vendet e parkimit në këtë zonë.
Denoncimi:
Prsh! Ja si na zihen hapsirat publike nga makinat pa targa dhe kovat. Rruga Mihal Grameno perball farmaci Valbones. Makinat i ka familja Pernaska. I perdorin per ti shitur e na kane zene gjithe parkimit e lagjes. Kemi njoftuar policinë, por asnjë mase.
Edhe pse banorët kanë lajmëruar disa herë policinë për këtë problem, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ky fenomen ka shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes qytetarëve, të cilët kërkojnë një reagim më të shpejtë dhe efikas nga autoritetet për t’i kthyer hapësirat publike atyre që u takojnë.