I iku me shpejtësi patrullës së policisë, i riu shqiptar aksidentohet për vdekje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2025, 12:00

Një 23-vjeçar shqiptar, banues në Pordenone, Itali, ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm pas një aksidenti tragjik në rrugën “Corrado Gini”.

Kevin ndodhej në timonin e një makine tip Alfa Romeo Brera dhe, në vend që të ndalonte për një kontroll të karabinierëve, vendosi të arratisej me shpejtësi të lartë.

Pas disa çastesh, ai humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me forcë me dy pemë. Goditja ishte aq e fortë saqë makina u shkatërrua plotësisht dhe pjesë të saj u shpërndanë dhjetëra metra larg.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur ndjekje nga ana e karabinierëve, por ata e kishin njohur të riun dhe kishin njoftuar qendrën operative për ndihmë. Në vendngjarje u gjetën disa paketa hashashi, që dyshohet se ishin në makinën e viktimës dhe dolën jashtë gjatë përplasjes.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente dhe një helikopteri të 118-s, i riu ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit të Oderzos, për shkak të plagëve shumë të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit