Fushë-Milot/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, ndërron jetë 78-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.07.2025, 11:35

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Fushë-Milot, ku një burrë 78-vjeçar ka humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu ndërsa ai po digjte mbeturina në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu, dhe, sipas informacioneve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka kapluar trupin e tij, duke shkaktuar fatkeqësinë.

Shërbimet zjarrfikëse të Laçit janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor është ngjitur gjithashtu në vend, duke nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit