Tre vëllezërit tropojan dhe Çakrri rrëmbyen dhe vranë Renisin, shkak pazaret për drogë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.07.2025, 11:22

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit tropojan nga Kamza, të cilët dyshohet se janë përfshirë në organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës në Mat. Një nga ta është arrestuar nga policia, ndërsa Kristi dhe Aleksandër janë ende në kërkim. Të tre kanë një histori kriminale, ku përfshihen vjedhje, shpërndarje droge dhe arratisje nga burgu. Sipas hetimeve, vrasja ka lidhje me probleme të drogës, pasi dy nga autorët janë të përfshirë në aktivitetet narkotike së bashku me viktimën, një 23-vjeçar, i cili dyshohet se i ka mashtruar.

Mundësia që krimi të ketë ndodhur për llogari të grupeve të tjera që veprojnë për drogë në Gjermani, nuk përjashtohet. Autorët kishin marrë automjete me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para ekzekutimit të krimit. Ata kishin ndërruar disa herë makinat për të fshehur gjurmët dhe kishin ndjekur 23-vjeçarin për disa ditë në Burrel, deri në mbrëmjen e 8 korrikut, kur e morën peng, e mbytën dhe më pas e hodhën trupin e tij në Liqenin e Shkopetit, së bashku me automjetin.

Trupi u gjet disa ditë më vonë, ndërsa makinat me qira ishin përpjekur t'i heqin GPS-in për të fshehur lëvizjet, por nuk ia arritën dot qëllimit. Pas krimit, njëri nga vëllezërit u përpoq të dërgonte të tjerët në Kosovë për të shmangur ndjekjen. Fatjon Bushgjokaj është personi më i njohur për policinë, për shkak të një historie të gjatë kriminale, përfshirë vjedhje dhe shpërndarje droge, si dhe një arratisje nga burgu në vitin 2019. Po ashtu, një tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, Petrit Çakrri, ka qenë dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, një ngjarje e rëndësishme që lidh shumë individë me historinë e krimit të organizuar në Shqipëri. Po ashtu, e dashura e Fatjonit është nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit