Kriminelët VIP fusin eskortat në qeli, grave në burg u ndalohen takimet speciale

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.07.2025, 11:16

Hyrja e eskortave shqiptare në qelitë e kriminelëve VIP në burgjet e Shqipërisë është kthyer në një praktikë që askush nuk guxon të flasë ndërkohë që është vetë shteti është ai që me dorën e tij kamuflon takimet speciale.

Këto modele-eskorta zhvillojnë “takime speciale” me të dënuar të rrezikshëm, pjesë e krimit të organizuar.

Ndryshe nga burrat, të dënuarat në burgun e Pojskës në Pogradec nuk kanë të drejtë për takime të tilla. Kjo masë është marrë për të shmangur mundësinë që gratë të mbeten shtatzënë dhe si pasojë t’u reduktohet ose shmanget vuajtja e dënimit.

"Arsyetimi lidhet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe kështu të përfitojnë nga lehtësimi i dënimit. Prandaj, për këtë arsye, atyre u ndalohet kategoria e takimeve speciale,” u shpreh gazetari Eni Ferhati publikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit