Një grua është gjetur pa shenja jete të martën në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.