Vidhen dy vetura brenda 24 orëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2025, 13:16

Dy vetura janë raportuar të vjedhura gjatë 24 orëve të fundit. Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Vraniq të Gjakovës.

“Të martën, rreth orës 21 e 20 minuta është raportuar se të dyshuar të panjohur, në Rrugën B i kanë vjedhur veturën me targa lokale ankuesit mashkull kosovar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti tjetër që ka ndodhur në Vraniq të Gjakovës, sipas policisë po hetohet nga njësite përkatëse.

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën ankuesit mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet shkurt në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit